Përjashtohet nga BBVA ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 15:44
Përjashtohet nga BBVA ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare

Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro është përjashtuar nga Big Brother Albania, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka vendosur produksioni nëpërmjet zarfit të zi.

“Klodian Duro ka thyer një nga rregullat kryesore të këtij formati. Deklaratat që promovojnë dhunë janë kundër rregullave të këtij formati”, thuhej mes tjerash në zarfin e zi.

Produksioni ka marrë masa pasi Klodian Duro ka folur me mburrje dhunën e ushtruar ndaj ish bashkëshortes së tij për të cilën është raportuar se është me urdhër mbrojtje.

“Rujuni me mu se unë kur kam rraf gruan, e di si më dukeni ju”, tha ai.

Përjashtimi i tij ka qenë i menjëhershëm, derisa nuk është lejuar as të përshëndetet me banorët.

Klodian Duro ka qenë trajner në futbollin kosovar tek skuadra e Feronikelit dhe së fundmi tek Gjilani.

(Kosova Sot Online)