Sot zhvillohen dy ndeshje në basketbollin kosovar

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 16:09
Sot zhvillohen dy ndeshje në basketbollin kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.

Sot luan ekipi më në formë për momentin, Trepca, e cila nuk di për humbje që 10 xhirove radhazi.

Mitrovicasit në shtëpi këtë herë e presin Vëllaznimin nga ora 19:00.

Xehetarët janë lider të tabelës bindshëm me 15 fitore e dy humbje, derisa gjakovarët  janë të pestit me tetë fitore e nëntë humbje.

Përballja e tjetër është mes Istogut e Sigal Prishtinës. Në këtë ndeshje që luhet nga ora 17:00, bardh e kaltrit shihet favorit të madh, duke e parë situatën tek Istogu që ka vetëm një fitore deri më tani dhe janë të fundit.

Në krahun tjetër, Prishtina  është e treta në ndekje të pozitës së dytë, dallimi është një pikë.

Dje, Peja e mposhti në derbi Golden Eagle Yllin, derisa Bashkimi ishte bindshëm më i mirë se Prizreni në derbin lokal.

(Kosova Sot Online)