Prizreni e shkarkon trajnerin Maqedonas Mihajlovski

  • S.A /
  • 22 January 2024 - 11:10
Prizreni e shkarkon trajnerin Maqedonas Mihajlovski

Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni ka mbetur pa trajner.Në fakt, klubi i Superligës ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Igol Mihajlovski, transmeton "Kosova Sot Online".

Prizrenasit thonë se këtë vendim e morën pasi nuk ishin të kënaqur me punën që e bëri trajneri, prandaj edhe u shkarkua. Gjatë kësaj jave, ekipi prizrenas do ta emërojë trajnerin e ri.

Proton Cable Prizreni u mposht nga rivali lokal, Bashkimi në fundjavë, ndërsa e sheh veten në pozitën e parafundit në tabelën e Prince Caffe Superligës së basketbollit. 

(Kosova Sot Online )