Ja kur fillon Liga Unike në basketboll

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 15:55
Ja kur fillon Liga Unike në basketboll

Në mesjavë, të martën dhe të mërkurën do të zhvillohet xhiroja e parë në Ligën Unike Femrat për edicionin e ri.

Qysh në javën e parë do të kemi ndeshje interesante, ku liga hapet me sfidën me kampionit dhe ish-kampionit.

artizani është mikpritës i Prishtinës, ku të dyja skuadrat synojnë fitoren.

Skuadra tiranase është kampione aktuale, derisa ajo prishtinase e kishte fituar titullin e parë.

Takim po ashtu interesant shihet mes Bashkimit dhe Flamurtarit, dy skuadra me ambicie të mëdha në këtë edicion.

(Kosova Sot Online)