Atletico afër mbylljes së marrëveshjes për Kean

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 18:07
Atletico afër mbylljes së marrëveshjes për Kean

Atletico Madridi po punon për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen për Moise Kean.

Italiani është duke u larguar nga Torino këtë muaj pasi po kërkon më shumë kohë të rregullt për të luajtur në Kampionatin Evropian të kësaj vere.

Këtë sezon, ai ka regjistruar 472 minuta në 12 paraqitje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Një pjesë e vogël e klubeve italiane regjistruan interesimin e tyre për Kean këtë muaj, duke përfshirë Monzan dhe Fiorentinan, por sulmuesi i Juventusit priti që një klub jashtë Italisë të interesohej për të.

Atletico Madridi përfundimisht doli në skenë dhe negocioi shpejt kushtet me “Bianconerët”.

Eksperti italian i transferimeve, Matteo Moretto, ka raportuar se Atletico ka vendosur të ndalojë së prituri për të mbyllur marrëveshjen për Kean dhe tani po punon të mbyllë marrëveshjen deri të premten e kësaj jave.

Klubi spanjoll fillimisht priste që Angel Correa të shitej, por askush nuk e ka arritur çmimin e kërkuar prej 30-40 milionë eurosh dhe “Los Colchoneros” nuk duan të rrezikojnë të humbasin 23-vjeçarin.

Moise Kean do t’i bashkohet Atletico Madridit në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit pa opsion blerjeje, me Atleticon që do të paguajë pagat e tij për pjesën e mbetur të sezonit. 

(Kosova Sot Online)