Bayer Leverkuseni pritet të përforcohet me Iglesias

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 19:33
Bayer Leverkuseni pritet të përforcohet me Iglesias

Bayer Leverkusen është në prag të nënshkrimit me Borja Iglesias, pas insistimit të trajnerit, Xabi Alonso.

Klubi gjerman ka arritur një marrëveshje verbale sulmuesin, i cili ka pranuar t’iu bashkohet në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas “Sky Sports”, marrëveshja ka gjithashtu një opsion blerjeje me vlerë 8 milionë euro.

Leverkuseni dhe Real Betis thuhet se tashmë kanë arritur një përparim në negociatat e tyre, për të mbyllur marrëveshjen lidhur me 31-vjeçarin.

Iglesias vlerësohet se do të jetë një alternativë shumë e nevojshme për sulmin e skuadrës së Alonsos, që po i afrohet çdo herë e më shumë titullit të kampionit në Bundesligë – teksa janë në garë ende në Ligën e Evropës dhe Kupën e Gjermanisë.

Këtë sezon, spanjolli ka luftuar për kohën e lojës te Real Betisi, megjithatë, sezonin e kaluar ai ishte autor i 15 golave në 35 paraqitjet e tij. 

(Kosova Sot Online)