Juventus nënshkruan me mbrojtësin portugez

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 19:58
Juventus nënshkruan me mbrojtësin portugez

Tiago Djaló është futbollisti më i ri i Juventusit. Njoftimin zyrtar e ka bërë vetë klubi bardhezi, përmes kanaleve në rrjetet sociale. 

Mbrojtësi portugez, i lindur në vitin 2000, vjen në Torino në formë të përhershme nga Lille dhe nënshkruan një kontratë që e lidh atë me ngjyrat e Bianconerëve deri në vitin 2026.

Pasi u rrit si futbollist në Portugali, konkretisht te Sporting CP, Djaló u zhvendos te AC Milan në janar 2019, ku u bashkua me skuadrën Primavera.

Ai zhvillioi 15 paraqitje për ekipin e kuqezinjve U-19 në pjesën e dytë të sezonit 2018/2019, përpara se t’i thoshte lamtumirë Italisë. Debutimi për skuadrën e Allegrit mund të vijë në ndeshjen e Serie A ndaj Empolit.

(Kosova Sot Online)