Ndeshja me Union Berlinin, vendimtare për të ardhmen e Tuchel te Bayerni

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 18:17
Ndeshja me Union Berlinin, vendimtare për të ardhmen e Tuchel te Bayerni

Atmosfera te Bayerni i Mynihut nuk është e qetë dhe kjo situatë rëndon mbi trajnerin Thomas Tuchel.

Humbja e pësuar fundjavën e kaluar kundër Werder Bremenit në “Allianz Arena” la shumë pakënaqësi te drejtuesit bavarezë dhe në veçanti tek Uli Hoeness, i cili u largua me fytyrë të ngrysur nga stadiumi.

Krahas vetë rezultatit, i cili i dha Leverkusenit të Xabi Alonsos një epërsi prej shtatë pikësh, ish-trajneri i Chelsea-t, siç shkruan dhe “SportBILD”, akuzohet për një përçarje me një pjesë të dhomës së zhveshjes për shkak të risive taktike të kohëve të fundit, të aplikuara nga trajneri, që lanë në hije disa senatorë në dhomat e zhveshjes.

Një përçarje që as faza përgatitore dimërore, e zhvilluar në Portugali, duket se nuk ka mundur ta shërojë.

Në këtë situatë, ndeshja e mbrëmjes së sotme ndaj Union Berlinit, sërish në shtëpi, merr një rëndësi edhe më të madhe. Si për luftën për titull, ashtu edhe për të ardhmen e vetë Tuchelin.

(Kosova Sot Online)