Guild Eagles shkojnë në finale të kualifikimeve për ESL Pro League

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 20:38
Guild Eagles shkojnë në finale të kualifikimeve për ESL Pro League

Guild Eagles janë kualifikuar në finale të fazës kualifikuese për ligën më të madhe në botë në Counter-Strike 2, ESL Pro League.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 në gjysmëfinale ndaj ekipit gjerman, Alternate aTTaX.

Edhe pse e humbën map-ën e parë “Overpass” 16:19, shqiponjat nuk u dorëzuan duke fituar në dy map-at tjerë, “Ancient” dhe “Anubis” (13:6, 13:8).

Nesër do të zhvillohet finalja e madhe dhe nëse fitojnë, Guild Eagles kualifikohen në ligën më të madhe në botë në lojën Counter-Strike.

(Kosova Sot Online)