Lukaku: Kampionati saudit brenda dy vjetësh do të jetë prej më të mirëve në botë

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 14:04
Lukaku: Kampionati saudit brenda dy vjetësh do të jetë prej më të mirëve në botë

Romelu Lukaku duket se po e mendon të ardhmen e tij larg futbollit evropian.

Futbollisti belg aktualisht është i huazuar në Romë nga Chelsea, ndërsa shënoi së fundmi në ndeshjen e fituar nga skuadra e Daniele De Rossit kundër Al Shabab në miqësore.

Dhe, pas lojës ish-futbollisti i Evertonit, Manchester Unitedit dhe Interit foli për Pro Saudi League, që është bërë sensacion në vitin e fundit me shpenzime të mëdha dhe rrjedhimisht me transferimin e yjeve të futbollit.

Sipas përfaqësuesit belg, liga arabe do të bëhet mjaft e fuqishme brenda pak vitesh nëse vazhdon me një trend të tillë të transfereve.

“Në dy vjetët e ardhshëm e shoh Saudi Pro League duke u bërë si njëri prej më të mirëve në botë, nëse jo më i miri. Klubet bëjnë shumë sakrifica për t’i sjellë këtu lojtarët e mëdhenj. Janë duke u përmirësuar shumë. Mund të bëhet liga më e mirë në botë”, deklaroi Lukaku.


(Kosova Sot Online)