Ky është futbollistin 21 vjeçar shqiptar që u shit në Austri

  • S.A /
  • 25 January 2024 - 15:29
Ky është futbollistin 21 vjeçar shqiptar që u shit në Austri

Pas Dashmir Elezit, Shkëndija e Tetovës ka shitur edhe një tjetër futbollist në këtë afat kalimtar të transferimeve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra tetovare ka njoftuar përmes një komunimate se Metodi Maksimov do ta vazhdoj karrierën në Austri te skuadra LASK Linz. Klubet janë dakorduar për kushtet e këtij operacioni, ndërsa përveç dëmshpërblimit Shkëndija mban edhe 5% të vlerës së kartonit për transferimin e ardhshëm eventual. 

Mbrojtësi 21 vjeçar largohet nga kuqezinjtë pas një viti. Maksimov te Shkëndija erdhi dimrin e shkuar nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa fiks pas një viti menaxhohet transferimi i tij te skuadra që militon në Bundesligën austriake.

Nga tabori kuqezi kanë falenderuar Maksimovin për kontributin, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës.

(Kosova Sot Online )