Zbulohet njëri nga kandidatët për të zëvendësuar Kloppin te Liverpooli

  • A.P /
  • 26 January 2024 - 19:00
Zbulohet njëri nga kandidatët për të zëvendësuar Kloppin te Liverpooli

Roberto De Zerbi raportohet të jetë njëri prej kandidatëve për të zëvendësuar Jurgen Kloppin.

Ditën e sotme u njoftua zyrtarisht se trajneri gjerman do të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të sezonit.

Pas këtij lajmi filluan spekulimet lidhur me zëvendësuesin e Kloppit, me De Zerbin që shihet se mund të jetë pasardhësi i tij në “Anfield”.

Kandidati tjetër i fortë për këtë rol është ish-mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso, që po bën punë të shkëlqyer me Bayer Leverkusenin.

Megjithatë, italiani, që aktualisht është trajner te Brighton Hove & Albion, është pjesë e listës – teksa po pëlqehet edhe nga tifozët e Liverpoolit, bazuar në debatin e tyre që po zhvillojnë në rrjetet sociale.

Gazetari, Chris Bascombe, ka vënë në dukje se “asnjë kundërshtar nuk ka fituar më shumë lëvdata se De Zerbi nga Klopp”, kështu që 44-vjeçari është një kandidat legjitim për këtë rol.

De Zerbi, një ish-trajner i Sassuolos, u emërua nga Brightoni në shtator të vitit 2022 dhe ka fituar 32 ndeshje nga 68 në krye të “Pulëbardhave”. 

(Kosova Sot Online)