Vjen reagimi i Laportas pasi Xavi njoftoi largimin

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 16:07
Vjen reagimi i Laportas pasi Xavi njoftoi largimin

Xavi Hernandez njoftoi dje se do të largohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit.

Kjo erdhi pas humbjes së hidhur të Barcelonës mbrëmë ndaj Villarrealit në shtëpi 3:5.

E lidhur me këtë sot ka reaguar edhe presidenti i Barcelonës, Laporta.

“E pranoj këtë situatë dhe propozimin e Xavit për t’u larguar nga klubi në qershor. E pranoj sepse ai është legjendë e Barcelonës. Jam i bindur se përkushtimi i tij dhe stafit do të jetë maksimal deri në fund të sezonit”, tha Laporta.

(Kosova Sot Online)