Vdes futbollisti më i mirë në histori të kombëtares

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 14:02
Vdes futbollisti më i mirë në histori të kombëtares

Futbolli në Panama është në zi.

Luis Tejada, golashënues më i mirë në histori të Kombëtares së këtij vendi ka vdekur në moshën 41 vjeçare.

Ai ishte duke luajtur në futboll amator me ekipet me lojtarë mbi 40 vjeç dhe mediat vendore njoftojnë se sulmuesi pati sulm në zemër.

Tejada i kishte realizuar 43 gola në 108 ndeshje me Panamanë, ndërsa në vitin 2018 ishte pjesë e kësaj Kombëtareje, e cila luajti në Botërorin e Rusisë. 

(Kosova Sot Online)