Ja cilat klube vazhdojnë bisedimet për transferimin e Brojës

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 19:05
Ja cilat  klube vazhdojnë bisedimet për transferimin e Brojës

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë ende e paqartë.

Fulhami dhe Wolvesi po vazhdojnë garën për sulmuesin shqiptar, por ende nuk duket të jenë afër një marrëveshjeje.

Chelsea kërkon 50 milionë funte për shitjen e tij, në mënyrë që të mbledhin fonde për transferimin e një sulmuesi tjetër – me Victor Osimhen që është në listën e klubit.

Megjithatë, sipas mediumit britanik “Standard”, Fulhami dhe Wolvesi shpresojnë të bien dakord për një çmim nën 35 milionë funte dhe negociatat thuhet se do të vazhdojnë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Një marrëveshje eventuale me njërin klub besohet se mund të jetë fillimisht për huazimin e 22-vjeçarit deri në fund të sezonit dhe në verë të shndërrohet në një lëvizje të përhershme.

Sulmuesi i Shqipërisë me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

(Kosova Sot Online)