Super skandal në sportin e basketbollit-Ish-ylli i madh i NBA-së arrestohet për armë dhe drogë

  • S.A /
  • 30 January 2024 - 09:10
Super skandal në sportin e basketbollit-Ish-ylli i madh i NBA-së arrestohet për armë dhe drogë

Ish-ylli i NBA-së, Rajon Rondo, u arrestua në Indiana të dielën për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit, mjeteve të drogës dhe marihuanës.

Është gazetari i njohur apo reporteri i famshëm i NBA-së, Adrian Wojnaroëski, i cili ka dhënë lajmin mbi arrestimin e Rondos. Në një karrierë të pasur në NBA që zgjati 16 vjet, Rondo luajti për Boston, Dallas, Sacramento, Chicago, New Orleans, Los Angeles Lakers, Atlanta, LA Clippers dhe Cleveland, ku angazhimi i tij i fundit në NBA ishte në vitin 2022.

Ai ishte dy herë kampion i NBA-së, mori pjesë katër herë në lojën All-Star dhe mori çmime të shumta individuale si asistuesi më i mirë, vjedhësi i topave, anëtar i pesëshes mbrojtëse dhe disa tjera. Kujtojmë se në vitin 2022 gruaja e tij e ka denoncuar pasi ai e kërcënoi se do ta vriste dhe në atë kohë ai kishte edhe një armë dhe po thyente gjithçka përreth shtëpisë.

Vitin e kaluar ai kishte një problem të ri me një shkelje të ngjashme, kur e njëjta bashkëshorte kërkoi ndihmë, por edhe ai rast u mbyll me marrëveshje.

(Kosova Sot Online )