Oferta e parë për Armando Brojën refuzohet nga Chelsea

  • S.A /
  • 30 January 2024 - 16:24
Oferta e parë për Armando Brojën refuzohet nga  Chelsea

Chelsea thuhet se ka refuzuar një oferta nga Wolves për huazimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, transmeton "Kosova Sot Online ".

Emri i bomberit kuqezi është njëri nga më të lakuarit në këtë merkato të janarit dhe pritet që ai të largohet nga “Stamford Bridge”. Megjithatë, drejtuesit e “bluve” e vlerësojnë shumë Brojën, pasi janë të gatshëm vetëm të shesin kartonin e tij për një çmim prej 60 milionë eurosh. Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, bën me dije se Wolves kishte paraqitur një ofertë huazimi për Armando Brojën, por Chelsea e kishte refuzuar menjëherë.

(Kosova Sot Online )