Barcelona edhe pa Joao Felixin për disa ndeshje të rëndësishme

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 18:53
Barcelona edhe pa Joao Felixin për disa ndeshje të rëndësishme

Barcelona ka vetëm dy gara për t’u fokusuar pas dështimit të saj në Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit, por gjërat nuk po bëhen më të lehta për Xavi Hernandez, i cili e përshkroi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve si shumë të vështira.

Përveç Gavi, Alejandro Balde, Marcos Alonso, Marc-Andre ter Stegen, Inigo Martinez dhe Raphinha, edhe Joao Felix së fundmi iu shtua listës të të lënduarve.

Portugezi ka pësuar lëndim në stërvitje dhe “Sport” raporton se ai mund të mbetet jashtë për një muaj, duke theksuar se vetëm “një mrekulli” do ta bëjë atë të aftë për përballjen e parë me Napolin në Ligën e Kampionëve, më 21 shkurt.

Ai do të mungojë edhe në ndeshjet ndaj Osasunas, Alavesit, Granadas, Celta Vigos dhe Getafes.

Pa Felixin, Xavi në sulm ka opsionet; Lamine Yamal, Robert Lewandowski, Vitor Roque dhe Ferran Torres, megjithëse Raphinha pritet të kthehet në kohë për ndeshjen ndaj Napolit.

Të rinjtë si Marc Guiu dhe Pau Victor mund të marrin minutazh edhe në javët e ardhshme.

(Kosova Sot Online)