Zhegrova mund të transferohet në verë te Bundesliga

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 19:16
Zhegrova mund të transferohet në verë te Bundesliga

Edon Zhegrova mund të vazhdojë karrierën në Gjermani, por një lëvizje e tillë besohet se mund të ndodhë vetëm pas përfundimit të sezonit aktual.

“Sky Sports” nga Gjermani ka raportuar se Leipzigu ka shprehur interesim për yllin kosovar këtë afat kalimtar.

Drejtuesit e klubit nga Bundesliga thuhet se e pëlqejnë Zhegrovën dhe kanë pyetur te Lille për të.

Megjithatë, sipas mediumit gjerman, një lëvizje e tillë këtë afat kalimtar dimëror nuk mund të realizohet.

Lille kërkon rreth 17-20 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit.

Ëndrra e Zhegrovës është që të nënshkruajë me një nga top-5 klubet në Gjermani, por gjatë afatit të verës.

Reprezentuesi i Kosovës me Lillen ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

(Kosova Sot Online)