Peja ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën Ballkanike

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 20:30
Peja ka regjistruar fitoren e dytë  në Ligën Ballkanike

Peja ka regjistruar fitoren e dytë në po kaq ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar triumfoi sonte në udhëtim ndaj Pljevljas.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 76:85.

Justin Edler-Davis me 24 pikë ishte basketbollisti më i dalluar te pejanët. Ai u ndihmua edhe nga Sadio Doucuore, që shtoi 20 pikë.

Te malazezët u dallua Darius Mcneill me 29 pikë.

Peja nesër do të luajë ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, ndaj skuadrës tjetër nga Mali i Zi, Lovcen.

Ditë më parë, kampionët e Kosovës kishin mposhtur Lovcenin në “Karagaçi” me rezultatin 83:69. 

(Kosova Sot Online)