Jashari debuton me gol në ekipin ukrainas

  • S.A /
  • 01 February 2024 - 12:38
Jashari debuton me gol në ekipin ukrainas

Muharrem Jashari e ka nisur me këmbë të mbarë eksperiencën në ekipin e ri. Futbollisti i deridjeshëm i Dritës ka shënuar gol sot në miqësoren e LNZ Cherkasy ndaj ekipit polak, Zaglembe, transmeton "Kosova Sot Online ".

Jashari realizoi në barazimin 1:1, njofton klubi ukrainas përmes faqes së vetë zyrtare pasi shkëlqeu në futbollin kosovar, mesfushori kualitativ synon t’i shfaq vlerat e tij edhe në Ukrainë. 

(Kosova Sot Online )