Fjalët e para të Armando Brojës si futbollist i Fulham

  • S.A /
  • 02 February 2024 - 11:01
Fjalët e para të Armando Brojës si futbollist i Fulham

Armando Broja është huazuar te Fulham nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni. Ai nënshkroi kontratë në ditën e fundit të merkatos. Ndërsa, tani ai i tha fjalët e tij të para si lojtar i Fulham, transmeton "Kosova Sot Online".

“Ndjenjë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët dhe menaxherin dhe të luaj për tifozët. Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në Craven Cottage dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj shumë për ekipin dhe do të krijoj një lidhje të vërtetë. Jam vërtet i nderuar dhe i emocionuar që jam këtu”, tha Broja.

Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e ekipit londinez deri në fund të sezonit, ndërsa më pas mbetet të shihet nëse Fulham do ta blejë tërësisht kartonin e tij.

(Kosova Sot Online )