Klubi polak Legia e prezanton kosovarin Qëndrim Zyba

  • S.A /
  • 02 February 2024 - 11:10
Klubi polak Legia e prezanton kosovarin Qëndrim Zyba

Legia Warszawa e ka prezantuar më në fund transferin e tyre më të ri, kosovarin Qëndrim Zyba.

Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, dy herë kampion dhe fitues i Kupës së Kombëtares, Qëndrim Zyba, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me opsion parablerje për 2.5 vitet e ardhshme, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Do të doja t’i jepja Legias gjithë të mirat dhe të fitoja zemrat e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”, ishin fjalët e para të Qëndrim Zybës.

Dy tituj të ligës, një Kupë e Kosovës, paraqitjet në UEFA Europa Conference League dhe kualifikimet për Ligën e Kampionëve janë arritjet më të rëndësishme në karrierën e Qëndrim Zybës.

Të gjitha këto 22-vjeçari i ka arritur duke luajtur për FC Prishtinën dhe FC Ballkanin.

Mesfushori qendror iu bashkua ekipit të parë të klubit më të suksesshëm vendas nga Prishtina në vjeshtën e vitit 2017 (me ta fitoi kampionatin në sezonin 2020/21).

Në vitin 2022 kaloi te FC Ballkani, me të cilin festoi titullin kampion të Kosovës, duke fituar edhe Kupën e Kombëtares (sezonin 2022/23).

Ai luajti gjithsej 100 ndeshje në Superligën, duke shënuar gjashtë gola dhe nëntë asistime. 

(Kosova Sot Online )