Distria e Nora e nisin për së mbari, i kalojnë me sukses sfidat e para në Grand Slamin e Parisit

  • S.A /
  • 02 February 2024 - 13:28
Distria e Nora  e nisin për së mbari, i kalojnë me sukses sfidat e para në Grand Slamin e  Parisit

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e para në Grand Slamin që po mbahet në Paris, transmeton "Kosova Sot Online ".

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.

Kampionia olimpike në raundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e dytë, e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me bullgaren Ivelina Ilieva.

Kujtojmë se sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. 

(Kosova Sot Online )