Edhe një hap përpara, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kalojnë në çerekfinalen e Grand Slamit në Parisi

  • S.A /
  • 02 February 2024 - 13:46
 Edhe një hap përpara, Distria  Krasniqi dhe Nora Gjakova  kalojnë në çerekfinalen e Grand Slamit në   Parisi

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e dyta në Grand Slamin që po mbahet në Paris.Ato kanë arritur me sukses kualifikimin në çerekfinale, transmeton "Kosova Sot Online".

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë shënoi fitore ndaj xhudistes nga Korea e Jugut, Seyun Jang në raundin e tretë.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e tretë e eliminoi bullgaren, Ivelina Ilieva me IPPON

Në garë gjithashtu është edhe Flaka Loxha, e cila e kaloi raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke e mposhtur xhudisten nga Uzbekistani, Nilufar Ermaganbetova.

Në çerekfinale, Loxha do të përballet me serben, Marica Perisic. 

(Kosova sot Online )