Distria në finale, Nora garon për të bronztën

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 15:43
Distria në finale, Nora garon për të bronztën

Distria Krasniqi po vazhdon me performancë fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Kampionia olimpike ka arritur të kualifikohet në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke e siguruar të paktën medaljen e argjendtë.

Distria në gjysmëfinale e mundi xhudisten nga Japonia, Kisumi Omori.

Në finale, Distria Krasniqi do të përballet me britaniken, Chelsie Giles.

Në anën tjetër, edhe Nora Gjakova është vetëm një luftë larg medaljes së bronztë.

Ajo në ndeshjen e parë të repesazhit e mposhti italianen Veronica Toniolo.

Sot garoi gjithashtu edhe Flaka Loxha, e cila u ndal në raundin e tretë.

(Kosova Sot Online)