Nora Gjakova humb përballjen për medalje të bronztë

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 20:52
Nora Gjakova humb përballjen për medalje të bronztë

Nora Gjakova ka mbetur pa medalje në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja kosovare humbi garën për të bronztën, pasi u mposht nga kandezja, Jessica Klimkait.

Kësisoj, kampionia olimpike u rendit e pesta në kategorinë deri në 57 kilogramë, teksa fitoi 360 pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ajo garën e nisi me fitore ndaj Jessica Lima, për të mposhtuar pastaj edhe Ivelina Ilieva.

(Kosova Sot Online)