Shtyhet meçi mes Furyt dhe Usyk

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 21:30
Shtyhet meçi mes Furyt dhe Usyk

Meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Uyskut, i cilësuar si “meçi i shekullit”, është shtyrë për shkak të një lëndimi që ka pësuar britaniku në stërvitje.

Ky meç, që i takon kategorisë së peshave të rënda, ishte i caktuar për t’u zhvilluar më 17 shkurt, në Arabinë Saudite.

Nga Queensberry Promotions u bë e ditur Fury ka pësuar një çarje mbi syrin e tij të djathtë gjatë stërvitjeve dhe kërkoi urgjencë mjekësore për të bërë një qepje.

Sipas “Sky Sports”, kjo ndodhi gjatë një seance në Riyadh të Arabisë Saudite.

“Jam absolutisht i shkatërruar pasi u përgatita për këtë luftë për kaq gjatë dhe jam në një gjendje kaq të shkëlqyer. Ndihem keq për të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje të madhe dhe do të punojë me zell pasi syri të jetë shëruar. Mund të kërkoj falje vetëm për të gjithë të prekurit, përfshirë ekipin tim, ekipin e Usyk, partnerët dhe tifozët, si dhe mikpritësit tanë dhe miqtë e mi në Mbretërinë e Arabisë Saudite”, tha Fury.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi në “Instagram”, ku shkroi: “Nuk mund të mos lëndohem në një sparring, por ajo që mund të them ishte se Usyk ishte në telashe. Unë jam në formë fantastike”.

(Kosova Sot Online)