Ancelotti për Modricin: Është shumë e vështirë të lësh një legjendë të tillë në stol

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 16:48
Ancelotti për Modricin: Është shumë e vështirë të lësh një legjendë të tillë në stol

Luka Modric e ka humbur pozitën e titullarit te Real Madridi.

Mesfushori kroat i cili ishte arkitekt i shumë sukseseve të “Los Blancos” duhet të mjaftohet me disa minuta nëpër ndeshje.

E lidhur me këtë çështje ka folur edhe vet trajneri Carlo Ancelotti.

“Është shumë e vështirë të lësh një legjendë të tillë në stol. Unë mund të them vetëm faleminderit Luka për gjithçka që ka bërë gjatë kohës sime këtu. Jam shumë i prekur nga kjo. Është kaq e vështirë”, tha Ancelotti.

Sipas raportimeve, Luka Modric do të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni. 

(Kosova Sot Online)