Trepça’89 kalon në çerekfinale të Kupës

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 16:24
Trepça’89 kalon në çerekfinale të Kupës

Trepça’89 është çerekfinalisti i tetë dhe i fundit në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Mitrovicasit e mposhtën 4:3 Llapin pas vazhdimeve në “Riza Lushta”.

Llapi ishte duke avancuar 0:2 me dy gola të Ahmed Jonuzit.

Megjithatë, Trepça’89 fillimisht barazoi shifrat për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

E aty realizoi edhe dy herë tjera, krahas një goli të Llapit.

Llapjanëvë të drejtuar nga Tahir Batatina u mbetet tani të luftojnë vetëm për titullin e kampionit.


(Kosova Sot Online)