Napoli fiton me përmbysje ndaj Veronas

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 17:50
Napoli fiton me përmbysje ndaj Veronas

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme sot në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë e mundi 2:1 në shtëpi Veronan, në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit italian.

Por, nuk ishte aspak e lehtë për Amir Rrahmanin me shokë ta fitonin këtë përballje.

Kjo pasi që ata e panë veten në disavantazh në minutën e 72-të të ndeshjes.

Megjithatë, vendasit gjetën forcë dhe e përmbysën rezultatin deri në fund.

Fillimisht Ngonge barazoi shifrat në minutën e 79-të, kurse në të 87-tën Kvaratskhelia ia dha fitoren napolitanëve.

Me këtë triumf, Napoli taqni është në pozitën e shtatë me 35 pikë, vetëm një larg Atalantas që mban vendin e katërt.

Në anën tjetër, Verona mbetet në vendin e 18-të me 18 pikë të grumbulluara.


(Kosova Sot Online)