Klopp revoltohet me gjyqtarin pas humbjes me Arsenalin

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 14:20
Klopp revoltohet me gjyqtarin pas humbjes me Arsenalin

Gjyqtari anglez Anthony Taylor ka përfunduar sërish në qendër të polemikave pas ndeshjes Arsenal-Liverpool (3-1 për londinezët).

Pas polemikave që shkaktoi në finalen e Europa League, gjyqtari sot ka qenë shënjestër e trajnerit Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me tone të ashpra për gjykimin: “Në këtë ndeshje, shumë gjëra ishin kundër nesh. Gjyqtari më dha një të kuq në ndeshjen ndaj Manchester City për një kontrast mes Bernardo Silva dhe Mo Salah.

Edhe ndaj Arsenalit ndodhi e njëjta gjë në një situatë loje me Digo Jota, por këtë herë nuk dha kartonin e kuq. Është e pabesueshme ato që pamë në fushën e lojës”, tha më tej Klopp.

“Nuk e kuptoj se si gjyqtari nuk reagoi për mbajtjen nga fanella të Haverts ndaj Konate. Kur ndodhi e njëjta gjë më vonë, po me këta dy lojtarë, gjyqtari ndëshkoi lojtarin tonë. kur ndodhi një episod i tillë mes Gabriel dhe Nunez sërish asnjë karton. Nuk e kuptoj…”, tha Klopp.


(Kosova Sot Online)