Juventusi, Interi dhe Milani përkrahin idenë e reduktimit të skuadrave në Serie A

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 22:33
Juventusi, Interi dhe Milani përkrahin idenë e reduktimit të skuadrave në Serie A

Ka raportime se tre klubet e mëdha nga Italia, Juventusi, Interi dhe Milani janë në favor të reduktimit të Serie A nga 20 skuadra në 18.

Një propozim i tillë u përmend nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina, si pjesë e reformave më të gjera për të ndryshuar futbollin italian dhe për ta bërë atë më të qëndrueshëm.

Lega Serie A dhe shumica e klubeve të përfshira aktualisht janë kundër idesë, por verdikti nuk është aspak unanim.

Sipas raportimeve nga Italia, Juventusi, Interi dhe Milani gjatë asamblesë së sotme të klubeve të Serie A mbështetën reduktimin në 18 skuadra.

Kjo do të zvogëlonte numrin e ndeshjeve në një sezon dhe do t’u mundësonte klubeve të ligave kryesore të ndajnë paratë mes tyre në mënyrë më efektive.

Serie A kishte 16 ekipe nga 1967-88, duke u zgjeruar pastaj në 18 në vitin 1988 dhe më pas në 20 ekipe në vitin 2004. 20 ekipe vazhdojnë të jenë ende pjesë e elitës së futbollit italian.

(Kosova Sot Online)