Ka nisur gjykimi i Dani Alvesit, futbollisti akuzohet për përdhunim dhe mund të dënohet me 12 vjet burg

  • S.A /
  • 06 February 2024 - 09:46
Ka nisur gjykimi i Dani Alvesit, futbollisti akuzohet për përdhunim dhe mund të dënohet me 12 vjet burg

Tani më ka nisur gjykimi i ish-futbollistit të Barcelonës dhe të Kombëtares së Brazilit, Dani Alves, i cili akuzohet për përdhunimin e një gruaje në një klub nate, transmeton "Kosova Sot Online".

40 vjeçari ka qëndruar në burg pa kusht për më shumë se një vit që prek incidentit që kishte ndodhur në fund të dhjetorit të vitit 2022.

Alves mund të dënohet deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor, shkruajnë mediat spanjolle.

Ai fillimisht e kishte mohuar se ishte takuar me akuzuesen e tij, ndërsa më pas tha se kishin marrëdhënie seksuale me marrëveshje të dyanshme.

Gjykimi i tij do të përfundojë nesër.

Më shumë se 30 persona, përfshirë këtu edhe ish-mbrojtësin e djathtë dhe gruan e tij, pritet të dëshmojnë në gjyq.

Gjykata e Barcelonës e refuzoi dje kërkesën e futbollistit për ta pezulluar gjykimin në mënyrë që t’i jepet atij më shumë kohë për t’u përgatitur.

“Viktima” thotë se Dani Alves e joshi atë në tualet në seksionin VIP të klubit të natës në Barcelonë, ndërsa e kishte detyruar që të bënte seks me të.

Ish-futbollisti i Juventusit dhe i Paris Saint-Germainit u akuzua në muajin gusht dhe më pas gjykata vendosi se kishte prova të mjaftueshme për ta quar atë në gjyq. 

(Kosova Sot Online )