Lakers vazhdojnë me fitore, shkëlqejnë James, Russell e Davis

  • S.A /
  • 06 February 2024 - 12:42
Lakers vazhdojnë me fitore, shkëlqejnë James, Russell e Davis

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e tretë me radhë dhe të 27-tën këtë edicion në ligën NBA, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lakers triumfuan përballë Charlotte Hornets në udhëtim, me gjashtë pikë diferencë 118:124.

Vendimtare për fitoren e ekipit kalifornian ishte pjesa e parë, në të cilin ishin të pandalshëm 29:37 dhe 29:37. 

Në këtë fitore u veçuan treshja LeBron James, D’Angelo Russell e Anthony Davis.

Më efikasi në këtë duel ishte D’Angelo Russell me 28 pikë. Triple-Double realigoi Davis 26 pikë, 15 kërcime e 11 asistime, derisa LeBron James e mbylli duelin me 26 pikë. Tek Hornets më efikasët ishin dyshja Miles Bridges me 41 pikë dhe Miller me 33 të tjera, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore ndaj Lakers.

Cleveland Cavaliers triumfuan përballë Sacramento Kings, 136:110. Cavaliers ishin dominues në këtë takim, duke fituar tre nga katër çerekët e lojës.

Dallas Mavericks merr fitore në duel ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 102:118. Ndeshjen shumë më mirë e nisën 76ers duke fituar çerekun e parë, por më pas e gjithë loja ishte në favorin e Dallasit.

Me pesë pikë diferencë, 144:149, Los Angeles Clippers triumfuan ndaj Atlanta Hawks. Tre nga katër çerekët u fituan nga Clippers, epërsia e fitimit të çerekut të parë dhe të fundit ishte vendimtar për triumf.

New Orleans Pelicans fituan bindshëm përballë Toronto Raptors, 138:100. Nga fillimi e deri në fund, Pelicans nuk e diskutuan çështjen e fituesit.

98:109 fituan Golden State Warriors ndaj Brooklyn Nets. Pjesa e parë i takoi Nets, por Warriors u rikthyen në të dytën duke triumfuar në fund.

(Kosova Sot Online )