Conte në listën e zëvendësuesve të Xavit te Barcelona

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 18:20
Conte në listën e zëvendësuesve të Xavit te Barcelona

Barcelona po shqyrton një sërë opsionesh për të zëvendësuar Xavin dhe Antonio Conte është tani në listën e klubit.

Trajneri spanjoll njoftoi se do të largohet nga Barça në fund të sezonit, duke detyruar kështu klubin që të gjejë një zëvendësues të tij.

E ardhmja e kampit të Barcelonës tashmë ka filluar të dominojë shtypin në Spanjë, diçka që do të vazhdojë deri në një njoftim zyrtar.

Conte ka mbetur pa punë që nga largimi i tij nga Tottenham në fund të marsit të vitit të kaluar. Ai ishte shumë i lidhur me punën në Napoli pas shkarkimit të Rudi Garcias, por në fund zgjodhi të mos bashkohej me kampionët në fuqi të Serie A.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle “Sport”, Barcelona ka shtuar italianin në listën e tyre të zëvendësuesve të mundshëm të Xavit, edhe nëse vlerësohet se ai nuk i përshtatet stilit dhe filozofisë së zakonshme të lojës së katalunasve.

Kandidatë të tjerë të fortë tani për tani besohet se janë edhe Thiago Motta, Jurgen Klopp e Hansi Flick. 


(Kosova Sot Online)