Thyhet rekordi i Shaqirit, Chicago Fire bën blerjen më të shtrenjtë

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 22:00
Thyhet rekordi i Shaqirit, Chicago Fire bën blerjen më të shtrenjtë

Chicago Fire ka regjistruar një rekord për blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit.

Klubi amerikan zyrtarizoi sot transferimin e Hugo Cuypers nga Genti i Belgjikës.

26-vjeçari nënshkroi kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.

Chicago Fire ka paguar 12 milionë dollarë për transferimin e tij, kurse 2 milionë të tjera do t’i paguajë në formë të bonuseve.

Kështu, sulmuesi belg theu rekordin e Xherdan Shaqirit, i cili u transferua në Chicago nga Lyoni dy vjet më parë për 7.5 milionë dollarë.

(Kosova Sot Online)