Ndoshta as Muhammad Ali! Ky është boksieri që po drithëron shikuesit me talentin dhe forcën e tij

  • S.A /
  • 07 February 2024 - 08:55
Ndoshta as Muhammad Ali! Ky është boksieri që po drithëron shikuesit me talentin dhe  forcën e tij

Ben Whittaker siguroi një tjetër fitore me ndërprerje të shtunën mbrëma, ndërsa shikuesit u befasuan edhe njëherë me paraqitjen e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

26-vjeçari, i cili fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Tokios, rriti rekordin e tij profesional në 6-0 pasi siguroi një ndalesë në raundin e pestë kundër Khalid Gradia. Whittaker kaloi nëpër faza të ndryshme të luftës, duke e nisur me lehtësi duelin, por që e përfundoi me brutalitet.

Kundërshtari i tij 41-vjeçar nuk arriti t’u përballonte grushteve të tij dhe herët filloi të gjunjëzohej.

Whittaker tundej nga njëra anë në tjetrën, duke ekzagjeruar me lëvizjet e trupit përpara se të hidhej rreth unazës me njërën këmbë dhe t’u kërkonte tifozëve më shumë brohoritje.

Ishte në raundin e katërt që Whittaker vendosi të përfundonte një rrotullim 360 gradë në njërën këmbë duke tallur kundërshtarin e tij me çka edhe nuk i pëlqeu gjyqtarit Sean McAvoy, por që në fund e vulosi fitoren e tij.

(Kosova Sot Online )