Nations League 2024-2025- Ja çfarë duhet të dini për shortin e 8 shkurtit dhe rivalët e Shqipërisë

  • S.A /
  • 07 February 2024 - 12:39
Nations League 2024-2025- Ja  çfarë duhet të dini për shortin e 8 shkurtit dhe rivalët e Shqipërisë

 

Shqipëria nesëe në Paris në orën 18:00, do t’ë’i njohë rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori, transmeton "Kosova Sot Online".

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi.

Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

(Kosova Sot Online )