Napoli ka marrë garanci nga menaxherët e Kvaratskhelias

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 18:20
Napoli ka marrë garanci nga menaxherët e Kvaratskhelias

Napoli nuk është i brengosur për të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelias.

Presidenti i klubit italian, Aurelio de Laurentiis ka zbuluar se kampionët e Serie A e kanë gati kontratën për futbollistin ofanziv.

Por, gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se tabori i futbollistit gjeorgjian ka kërkuar kohë për vazhdimin e kontratës, por që ka siguruar se lojtari nuk po mendon diku tjetër.

“Ne jemi takuar me menaxherët e tij para tre muajsh, ua ofrova kontratën e re.”

“Përgjigja nga kampi i tij ishte: mos u brengos, ne jemi të lumtur këtu. Le të flasim për këtë në fund të sezonit.”

Kvaratskhelia u bë sensacion i kampionatit italian në vitin e kaluar duke e inspiruar Napolin të shpallej kampion i Italisë pas një kohë mjaft të gjatë.

Në këtë edicion, 22 vjeçari nuk është duke performuar njëjtë si në sezonin e kaluar, por që klasi i tij është i lartë.

Kjo ka bërë që shoku i Amir Rrahmanit të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në Premierligë në të ardhmen.

Napoli do të hiqte dorë nga ylli i tij vetëm për një ofertë të parefuzueshme dhe të parezistueshme, e cila do t’i kalonte 100 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)