Nigeria mposht Afrikën e Jugut pas penalltive

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 21:48
Nigeria mposht Afrikën e Jugut pas penalltive

Nigeria është finalisti i parë i Kupës së Kombeve të Afrikës.

Nigerianët triumfuan pas penalltive ndaj Afrikës së Jugut.

Nigeria kaloi në epërsi në minutën e 67-të, kur Troost-Ekong i cili shënoi nga penalltia për 1:0.

E nga penalltia shënuan edhe Afrika e Jugut në minutën e 90-të nëpërmjet Mokoenas.

Në vazhdime gol nuk pati dhe ndeshja shkoi në penallti.

Aty më të mirë u treguan Nigeria, duke e siguruar kualifikimin në finale.

Aty, ata do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Kongos dhe Bregut të Fildishtë.

(Kosova Sot Online)