Donjeta Sadiku humb në çerekfinale të turneut në Bullgari

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 16:32
Donjeta Sadiku humb në çerekfinale të turneut në Bullgari

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka humbur meçin e dytë në turneun ndërkombëtar “Strangja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Donjeta boksoi të enjten në kategorinë deri 60 kilogramë, ndërsa në çerekfinale u mposht nga garuesja nga Tajlanda, Somnuek Thananya, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Donjeta humbi me rezultatin 3:2.

(Kosova Sot Online)