Duka vendos theksin se Kombëtarja Shqiptare duhet të përqendrohet në Kampionatin Evriopian

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 21:00
Duka vendos theksin se Kombëtarja Shqiptare duhet të përqendrohet në Kampionatin Evriopian

Shqipëria ka njohur kundërshtarët në Ligën e Kombeve në shortin e hedhur sot në Paris. Ekipi kombëtar ndodhet në Ligën B në Grupin B1 dhe do të përballet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Lidhur me shortin, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë ky është një grup i barabartë me nivele të barabarta skuadrash.

Si skuadrën më të mirë përballë së cilës Shqipëria do të luajë, Duka cilëson Çekinë, për të cilën thotë se nuk do të donte që ta kishim përballë për arsye se kishim edhe një eksperiencë përballë saj disa muaj më parë.

Përtej rëndësisë që i jep Ligës së Kombeve, Duka vendos theksin se Kombëtarja Shqiptare duhet të përqendrohet në Kampionatin Evriopian.

Armand Duka: Grup i barabartë me nivele të barabarta skuadrash. Çekia skuadra më e mirë, nuk do e doja ta kishim përballë sepse kishim dhe një eksperiencë pak muaj më parë. 3 kundërshtarët janë shumë të mirë. Të gjithë skuadrat e grupit B të forta, nuk mund të prisnim një gjë më pak. Ajo që edhe biseduam me stafin këtu në Paris dhe ajo që mendoj është që ne duhet të përqëndrohemi në Evropian.

Është një kompeticion i rëndësishëm, por ne duhet të përqendohemi në Evropian. Pasi të mbarojmë aventurën evropiane, të mendojmë për përballjet sportive. Të gjitha ndjeshjet janë të rëndësishme. Padyshim që renditja i bën dhe më shumë interesante, padyshim që ka impenjimin maksimal dhe me objektivin për të qenë të parët e gruput. Nga ky grup mund të presësh gjithçka.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve fillojnë nga 5 deri në 10 Shtator 2024. Shqipëria do të synojë që të ngjitet një ligë më lart, pra në Ligën A.

(Kosova Sot Online)