Al-Ittihad do të tentojë sërish për Salah në verë

  • S.A /
  • 09 February 2024 - 09:51
Al-Ittihad do të tentojë sërish për Salah në verë

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad do të tentojë sërish për të nënshkruar me Mohamed Salah, transmeton "Kosova Sot Online".

Verën e kaluar, Salah ishte objektiv i madh i tyre, por një marrëveshje nuk u arrit asnjëherë.

Megjithatë, klubi arab nuk po dorëzohet, ndërsa do të tentojë të transferojë yllin egjiptian në verë, raporton ESPN.

Me largimin e Klopp në fund të sezonit dhe me një pagë edhe më të lartë, ndoshta egjiptiani do ta pranojë një kalim në Lindjen e Mesme.

(Kosova Sot Online )