Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

  • S.A /
  • 09 February 2024 - 13:06
Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Kosova dje mësoi kundërshtarët që do t’i ketë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërkohë, sot sajti i njohur, Transfermarkt ka publikuar edhe orarin e plotë të ndeshjeve të “Dardanëve” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.Kosova e nis këtë cikël me ndeshjen ndaj Rumanisë si vendas më 6 shtator në orën 20:45.

 

Nga dy ndeshje përgjatë shtatorit, tetorit dhe nëntorit do të zhvillohen.

Ndeshja e fundit e Kosovës do të jetë më 18 nëntor përballë fituesit të play-outit mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

6 shtator: Kosova-Rumania

9 shtator: Qipro-Kosova

12 tetor: Lituania/Gjibraltari-Kosova

15 tetor: Kosova-Qipro

15 nëntor: Rumania-Kosova

18 nëntor: Kosova-Lituania/Gjibraltari

(Kosova Sot Online )