Al-Ittihad është gati të thyejë rekordin botëror për Mohamed Salah

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 19:15
Al-Ittihad është gati të thyejë rekordin botëror për Mohamed Salah

Al-Ittihad është gati të thyejë rekordin botëror të transferimeve për të marrë sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah.

Lojtari egjiptian pa Liverpool-in të refuzonte një përpjekje nga Al-Ittihad verën e kaluar, por futbollisti pritet të largohet nga Anfield më vonë këtë vit.

The Athletic thotë se Al-Ittihad është gatit të ofrojnë 234 milionë euro për Liverpool-in për Salah.

Marrëveshja do të kalonte rekordin botëror prej 222 milionë eurosh që PSG i pagoi Barcelonas për Neymar.

Kontrata aktuale e Salah zgjat deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online)