Presidenti i PSG-së konfirmon se Mbappe nuk ka vendosur për të ardhmen

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 22:49
Presidenti i PSG-së konfirmon se Mbappe nuk ka vendosur për të ardhmen

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi ka konfirmuar se Kylian Mbappé nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

“Kur të kemi vendosur të dy, do t’ju bëjmë të ditur se çfarë do të ndodhë me Mbappe – asgjë nuk ka ende”, ka deklaruar Al Khelaifi.

Real Madridi është favorit për të nënshkruar me sulmuesin francez, por asnjë ujdi nuk është nënshkruar ende, siç u raportua në fillim të kësaj jave.

Saga e Mbappes me klubin nga Madridi I Spanjës ka vite që ka filluar, teksa mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky viti i transferimit të tij.

Për këtë spekulim është deklaruar edhe presidenti I La Ligas, Julian Tebas, i cili theksoi se çdo ditë që kalon, është më afër transferimi i Mbappes te Real Madridi.

(Kosova Sot Online)