Sot nis sezoni pranveror në Superligën e Kosovës, dy ndeshjet e para në orar

  • S.A /
  • 10 February 2024 - 09:37
Sot nis sezoni pranveror në Superligën e Kosovës, dy ndeshjet e para në orar

Sot (e shtunë) do të fillojë sezoni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku do të zhvillohen dy ndeshje interesante, transmeton "Kosova sot Online ".

Pas një pauze prej gati dy muajsh, futbolli i Kosovës u rikthye më ndeshjet e Kupës, por tani do t’i rikthehet kampionatit. Sot në orar janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, ku padyshim njëra është shumë më interesante.

Bëhet fjalë për takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, ku Drita e pret Llapin.

Në ndeshjen tjetër, Fushë Kosova është nikoqire e Gjilanit, me ndeshjen e paraparë të zhvillohet në Lipjan.

Të dy takimet pritet të fillojnë nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )