Real Madridi e humb edhe Rudigerin, para ndeshjes së rëndësishme ndaj Gironas

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 15:54
Real Madridi e humb edhe Rudigerin, para ndeshjes së rëndësishme ndaj Gironas

Real Madridi ka marrë një goditje të madhe, para ndeshjes së rëndësishme ndaj Gironas sot nga ora 18:30.

“Los Blancos” e kanë humbur edhe një mbrojtës tjetër.

Bëhet fjalë për Antonio Rudiger, i cili do të mungojë për shkak të lëndimit.

“Pas testeve të bëra sot, Rudiger është diagnostikuar me një lëndim muskulor”, thuhej në njoftimin e madrilenëve.

Përveç Rudigerit, Real Madridi në fazën e mbrojtjes është edhe pa Alaban, Militaon e Nacho Fernandez.

(Kosova Sot Online)