Man City fiton pastër ndaj Evertonit, merr primatin në tabelë

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 16:27
Man City fiton pastër ndaj Evertonit, merr primatin në tabelë

Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.

“Citizens” triumfuan pastër 2:0 ndaj Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa vendasit patën iniciativën.

Erling Haaland kaloi Cityn në epërsi me një gol në minutën e 71-të të ndeshjes.

Ishte sërish sulmuesi norvegjez, Erling Haaland që realizoi për 2:0 në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Manchester City merr përkohësisht primatin në tabelë me 52 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Në anën tjetër, Evertoni gjendet në zonën e kuqe në pozitën e 18-të me 19 pikë.

(Kosova Sot Online)